Zyra për regjistrimin e kosovarëve (30 Maj 1999)


Zyra për regjistrimin e kosovarëve (30 Maj 1999)

12:25 30/05/1999

Zbarkimi i shpeshtë i mjaft refugjatëve kosovarë në brigjet italianë në mënyrë klandestine detyron Kryeministrin e Italisë Dalema të lëshojë përpara Parlamentit të tij deklaratën për ngritjen e zyrave të regjistrimit të refugjatëve kosovarë në Portet e Durrësit dhe të Vlorës. Qëllimi i sahj është t’u krijojë mundësi atyre që dëshirojnë për të udhëtuar drejt Perëndimit duke parandaluar kështu lëvizjen klandestine.

Shkak për lëshimin e kësaj deklarate është bërë ngjarja e ditëve të fundit, përplasja e një skafi ku humbën jetën një nënë e re kosovare me dy fëmijët e saj. Sipas Dalemës hapja e këtyre zyrave u jep mundësi për të udhëtuar normalisht në drejtim të Italisë. Legalizimi i lëvizjes së kosovarëve do të jetë një hallkë çliruese për presionin në rritje të fluksit ilegal./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme