Bllokohen maunet në Kakavijë – (29 Maj 1999)


Bllokohen maunet në Kakavijë – (29 Maj 1999)

14:17 29/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bllokohet aktiviteti në doganën e Kakvijës në Gjirokastër. Dje me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është ulur trau në Kakavijë duke bllokuar rreth 60 maune pa kaluar kufirin. Pika e Kakavijës njihet për fluksin e madh të hyrjes së mallrave nga Greqia.

Vetëm pak javë më parë me një vendim të veçantë u hoqen çmimet e dyshemesë duke përcaktuar vendin e disa referencave. Me anë të këtyre referencave tregtarët duhet të paguanin një shumë minimale por fikse të përcaktuar shtetit.

Por paritur me urdhërin e djeshëm Drejtoria e Doganave zhvlerëson këtë lloj procedure duke nxjerrë një tjetër që detyron tregtarët të paguajnë një shumë prej 5 milion lekësh me pretekstin e sigurisë për kalimin e mauneve të tyre.

Me këtë vendim të fundit jo vetëm që aktualisht ka rënë fluksi i hyrjes së mallrave por paralizon krejtësisht për një kohë të gjatë aktivitetin trgtar vendas për shkak të kuotave tepër të larta detyruese./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj







Të ngjashme