Të burgosurit kosovarë tregojnë torturat nga serbët (01 Qershor 1999)
Kanë hyrë sot në kampin e refugjatëve në Sarkovec Maqedoni 50 ish të burgosur kosovarë të burgut të Lipjanit në afërsi të Prishtinës që mbaheshin dhe torturoheshin nga forcat ushtarako-policore serbe. Përpara kamerave të kanalit televiziv CNN ata kanë treguar barbarizmat serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Ata janë rrahur dhe keqtrajtuar sistematikisht nga policët dhe ushtarët serbë. Këto dëshmi janë një pjesë e fakteve që po grumbullohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit dhe genocid e cila pak ditë më parë ka akuzuar dhe Presidentin Jugosllav Sllobodan Millosheviç./tvklan.al