Ahtisari e Çernomërdi në Beograd – (03 Qershor 1999)


Ahtisari e Çernomërdi në Beograd – (03 Qershor 1999)

09:28 03/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Çernomërdin dhe Ahtisari i kanë paraqitur Presidentit Jugosllav Millosheviç një plan të përbashkët paqeje, që ofron sipas udhëheqesit rus nje shans real për dhënien fund konfliktit në Kosovë. Ky plan parashikon ndalimin e luftimeve, tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, pranimin nga Beogradi të një force ndërkombëtare paqeje dhe autonomi të zgjeruar për Kosovën.

Ky plan diskutohet sot edhe nga Parlamenti Serb ku forcat e ndryshme politike serbe janë shprehur për kundershtim të tij. Personalitete të diplomacisë botërore janë shprehur optimiste në lidhje me bisedimet që po zhvillohen në Beograd, midis të cilëve presidenti francez Zhak Shirak, kancelari gjerman Shrëder dhe ministri i Jashtëm Kanadez.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Havier Solana kjo forcë paqeje do jetë e ngjashme me forcën e stabilitetit të vendosur në Bosnje me 1995 e quajtur SFOR. Në forcen e Kosovës KFOR do marrë pjesë edhe Rusia. Mendohet për krijimin e dy komandave të veçantave në këtë forcë, një në Veri të Kosovës drejtuar nga Rusia dhe një në Jug të saj drejtuar nga Forcat Aleate.

Burime të NATO-s deklarojnë se kjo nuk do krijojë një ndarje të Kosovës. NATO deklaron vendosjen e një kontigjenti prej 50 mijë forcash, ku pjesën e luanit do ta kenë Britania e Madhe, Franca dhe SHBA, e cila është shprehur deri tani për 7 mijë trupa./tvklan.al






Të ngjashme