Shtohet numri i klandestinëve drejt brigjeve të Italisë (01 Qershor 1999)
10 mijë klandestinë kanë mbërritur në brigjet e Italisë në muajin Maj nga Shqipëria. Vetëm javën e fundit shënohen 5500 klandestinë pjesa më e madhe e të cilëve janë kosovarë. Kështu konfirmojnë burime nga rojet bregdetare italiane. Këtij numri i shtohen dhe 150 klandestinët e kapur mbrëmë. Dy gomone dhe dy skafe mbrëmë janë detyruar të kthehen mbrapsht drejt Vlorës. Sipas autoriteteve të rojeve bregdetare italiane problemi i klandestinëve do të frenohet në një masë të konsiderueshme me hapjen e dy zyrave të refugjatëve në Vlorë dhe Durrës./tvklan.al