Elbasan, kosovarët e burgosur në burgun e Smerkonicës (01 Qershor 1999)


Elbasan, kosovarët e burgosur në burgun e Smerkonicës (01 Qershor 1999)

11:04 01/06/1999

Pasi kanë kaluar tmerrin dhe torturat në burgun e Smerkonicës 800 të burgosurit kanë mbërritur në kampingun e Labinot Fushë të Elbasanit. Enver Sagonjeva nga Vushtrica tregon se për 48 orë pasi i burgosën, serbët i lanë pa bukë dhe ujë dhe i kanë rrahur vazhdimisht. Foshnjën tre muajshe thotë ai serbët ma morën dhe ma përplasen në tokë. Ish të burgosurit e burgut famëkeq të Smerkonicës thonë se ushtarët jugosllavë i përdornin si mburojë të gjallë.

I mbanin tre metra larg duke i goditur nga pas dhe ai i burgosur që rrëzohej në tokë vritej në vend. Të sapoliruarit thonë se serbët një ditë i morën dhe i vunë pas një muri. “Do tju pushkatojmë” bërtisnin serbët, thonë kosovarët qe edhe tani nuk e besojnë që janë gjallë.

Më vonë policët e sigurimit i rrihnin për t’i bindur të deklaronin që ishin anëtarë të UÇK-së dhe se armët i merrnin nga Shqipëria. Kosovarët, ish të burgosurit e Smerkonicës tashmë janë strehuar në Fushë Labinot në Elbasan, por tmerret që kanë kaluar s’mund t’i harrojnë shumë lehtë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme