Durrës, qendër për jetimët kosovarë (01 Qershor 1999)
Shoqata “Shpresë për Jetimët” e qytetit të Durrësit në bashkëpunim me Qëndrën e Handikapatëve kanë mundësuar strehimin dhe rregullimin e 70 jetimëve kosovarë. Në këto ambjente janë futur 10 kosovarët e parë. Janë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë por ka dhe nga ato që janë shoqëruar nga nënat e tyre. Numri i jetimëve kosovarë në Durrës është më i madh pasi vetëm në kampin e Rrashbullit janë 180 të tillë.
Pengesa të mëdha për ardhjen e jetimëve këtu janë konceptet e vjetra të kosovarëve të cilët pranojnë të jetojnë në kushte më të këqija për të mos ardhur këtu, thotë Drejtoresha e Qendrës. Ndërkohë sot në ditën e tyre fëmijët kosovarë e festuan si gjithë moshatarët e tyre. Në këtë Qendër sot përveç fëmijëve jetimë ditën e 1 Qershorit e festuan edhe fëmijët handikapatë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj