“Ikin maskat” nga aeroporti Nënë Tereza
Lëvizja e udhëtarëve vijon normalisht
Ndryshe nga disa javë më parë, në aeroportin “Nënë Tereza” janë shumë të paktë udhëtarët me maska.
“E ndërsa në Itali dhe Greqi pothuajse çdo ditë evidentohen raste me koronavirus, deri tani në vendin tonë nuk rezulton asnjë i prekur me virus. Në aeroportin kombëtar ‘Nënë Tereza’ gjithçka është e qetë. Personeli brenda ambienteve të aeroportit nuk është i pajisur me maska, ndryshe nga ditët e para të shpërthimit të koronavirusit në Itali, po ashtu edhe lëvizja e udhëtarëve vijon të jetë normale”.
Gjatë 24 orëve, në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 18 mijë e 30 udhëtarë.
Edhe drejtuesit e taksive thonë se puna vijon normalisht, dhe janë të paktë udhëtarët që janë futur me maskë në taksi.
Si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, në të gjitha pikat hyrëse në vendin tonë, udhëtarët me histori udhëtimi nga vendet e prekura i nënshtrohen kontrollit mjekësor për temperaturën apo probleme të tjera shëndetësore.
Tv Klan