Qendër pritje për refugjatët kosovarë në Mjedë (4 Qershor 1999)
Kontigjenti italian i forcave të NATO-s ka ngritur në Mjedë të rrethit të Shkodrës një qënder pritje dhe shpërndarje për të ardhurit nga Kosova, e cila pret një fluks ditor prej 300-350 vetësh. Të 250 ushtarët, oficerë dhe personeli tjetër i specializuar kanë organizuar një qënder efikase në ndihmë të të ardhurve, qendër e cila organizon dhe shpërndarjen e tyre me tren në kampet e ngritura në gjithë Shqipërinë.
Pranë kësaj qendre funksionojnë, kuzhinat, mensat, dy qendra të vogla shëndetësore si dhe ambjente shplodhëse. Komandanti i kontigjentit italian të NATO-s, thotë për TV Klan se efikasiteti i kësaj qendre ka dhënë rezultatet e saj në lehtësimin e lëvizjes së të ardhurve në brendësi të vendit, falë kjo dhe bashkëpunimit me autoritetet shqiptare si dhe me UNHCR, Kryqin e Kuq e të tjerë./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko