Reagimet e ndërkombëtarëve (4 Qershor 1999)


Reagimet e ndërkombëtarëve (4 Qershor 1999)

16:08 04/06/1999

Presidenti Amerikan Bill Klinton ka deklaruar se fushata ajrore e sulmeve të NATO-s do të vazhdojë deri sa të bëhet konkrete marrëveshja e arritur. Sipas Kryeministrit të Britanisë Toni Bler, kjo marrëveshje është një arritje e kushteve të vendosura por jo një element përfundimtar i zgjidhjes së krizës. Për Presidentin Rus Jelçin fushata ajrore e sulmeve të NATO-s duhet të ndërpritet menjëherë.

Për Kancelarin Gjerman Shreder kjo është një ditë e madhe për gjithë Europën dhe për njerëzit në Jugosllavi. Presidenti Francez Zhak Shirak ka vlerësuar perspektivat për një zgjidhje paqësore në Kosovë. I këtij mendimi duket se nuk është Lord Ouen. Për të fitorja më e madhe do jetë kthimi i mbi një milion të shpërngulurve nga Kosova.

Gjenerali Uesli Klark ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave. Në takimin në fund të kësaj jave do përcaktohen qartë detajet e tërheqjes së trupave ushtarake policore dhe paraushtarake serbe nga Kosova. Deri atëherë sulmet do të vazhdojnë./tvklan.al






Të ngjashme