Sport futboll, Shpresat presin Norvegjinë – (03 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vetëm 36 orë e ndajnë ekipin tonë Kombëtar Shpresa nga përballja me moshatarët e tyre norvegjez.Të grumbulluar në Hotel Ballkan para ndeshjes me Norvegjinë gjendja fizike, psikologjike e shëndetësore e skuadrës “Shpresa” paraqitet pa probleme. Bujar Kasmi trajneri i skuadrës së të rinjve kuq e zi prononcohet për TV Klan.
Bujar Kasmi, trajneri i Shpresave:- “Gjendja
në vija të përgjithshme është optimale. Lojtarët janë tepër të impenjuar dhe në
të njëjtën kohë janë të përgatitur në të gjitha planet, për të bërë një ndeshje
me dinjitet e me kulturë. E them këtë pasi koeficienti i kundërshtarit që kemi
përballe është i niveleve të larta dhe në të njëjtën kohë dy ndeshjet janë
njera pas tjetrës. Ajo me Norvegjinë dhe Slloveninë. Na duhet që
menjeherë pas ndeshjes të përgatisim skuadrën për ndeshjen e dytë. Një punë e
tillë është mjaft e vështirë por shpresoj që do të gjejmë një gjuhë të përbashkët
me lojtarët në mënyrë që të jemi disponibël edhe për takimin e dytë. Në
përgjithësi do të pajtohemi me rezultatet për vetë faktin se kjo do të jetë një
provë që do të tregojë më së miri nivelin e kampionatit shqiptar pasi të
gjithë lojtarët përbëjnë elitën e këtij kampionati dhe në të njëjtën kohë
nivelet e trajningut në Shqipëri dhe unë do të bashkohem
personalisht me këto dy nivele që përcaktova më parë”./tvklan.al