Opozita takime te OSBE – (03 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Situata aktuale dhe bashkimi i faktorit shqiptar ka qenë sot në fokus të takimeve të Kryetares së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Kelli Dejn me liderë të opozitës shqiptare. Sot në seline e OSBE-së në Tiranë ajo ka pritur në takime të veçanta liderët demokratë Berisha e Pollo, si dhe ata republikanë Godo e Mediu.
Gjatë bisedës me kryetarin e PD Sali Berisha, zonja Dejn i ka kërkuar atij rikthimin në Parlament. Në lidhje me këtë kërkesë pas takimit Berisha u shpreh.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Partia Demokratike është e vendosur të përgjigjet pozitivisht ndaj çdo hapi që do të behej nga ana e qeverisë për zgjidhjen e problemeve tejet serioze të ngritura nga kjo parti. Të gjitha problemet të cilat e kanë detyruar Partinë Demokratike të qëndrojë jashtë Parlamenti dhe pyetjes se si do ishte mundësia e zgjidhjes, dhamë opsionet tona dhe konstatuam një frymë mirekuptimi me Kryetaren e Asamblesë Parlamentare”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego