Bombardime në Krumë – (6 Qershor 1999)
Përsëri bombardime serbe në kufirin tonë verilindor. SIpas burimeve të ATSH-së bëhet e ditur se dje rreth orës 21, Kruma ka qenë objekt i artilerisë serbe për rreth 2 orë. Predhat kanë rënë afër shtëpive të banimit duke shkaktuar dy të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Pas dy orë bombardimesh artileria serbe ka pushuar zjarrin pasi avionët e Natos kanë mundur të asgjesojnë këto qendra zjarri. Si pasojë e këtyre bombardimeve këto ditët e fundit është evakuuar një pjesë e popullsisë së komunës së Golaj të rrethit të Kukësit./tvklan.al