Klandestinët kosovarë në Itali – (6 Qershor 1999)


Klandestinët kosovarë në Itali – (6 Qershor 1999)

21:19 06/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një anije me 300 klandestinë në bord ka mbrritur ka mbrritur mbrëm vonë në brigjet e Brindizit. Anija ishte identifikuar që 10 milie larg bregut shqiptar por kapiteni i anjes nuk pranoi të kthehej duke kërcënuar se do të hidhte fëmijë në det. Kështu anija u shoqërua deri në brigjet e Brindizit.

Pas zbarkimit të refugjatëve policia italiane arriti të arrestoj kapitenin dhe dy anëtarët e ekuipazhit. Po dje sipas njoftimeve të rojeve bregdetare italiane në brigjet e Barit kanë zbarkuar rreth 110 klandestinë kosovarë kryesisht nga gomonet ndërsa 400 të tjerë janë kapur në portin e këtij qyteti, me tragetet e linjës të pajisur me dokumenta fallso.

Me zbarkimet e djeshme në brigjet italiane numri i refugjatëve kosovarë të mbrritur në Itali që nga fillimi i konfliktit arrin në 15500 persona./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme