Berisha në kampin e Korçës – (6 Qershor 1999)


Berisha në kampin e Korçës – (6 Qershor 1999)

22:35 06/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Beteja për Kosovën është fituar tashmë nga perëndimi dhe për të fillon së shpejti dita e lirisë. Është shprehur kështu lideri demokrat Berisha, i cili ka vizituar kampingjet e të ardhurve nga Kosova në Korçë dhe Ersekë. Në kampin anglez në Korçë dhe atë të Ersekës, Berisha u njoh nga afër me problemet që ata përballohen sot.

Berisha i bëri thirrje të gjithë të ardhurve nga Kosova që pas luftës të kthehen në trojet e tyre se vëtëm kështu do të fitoj e ardhmja dhe perëndimi. Millosheviçi tha Berisha shpërnguli një million shqiptarë që ta kthej Kosovën në Çamëri, por ai u mund dhe së shpejti do të gjykohet si kriminel lufte.

Ndërsja arkitektja nga Prishtina Elfete Krasniqi, pasi falenderoi popullin e Korçës për mikpritjen u shpreh se të gjithë kosovarët do të kthehen për të rindërtuar Kosovën. Berisha ka marrë pjesë edhe në aktivin e PD në Korçë ku ka analizuar situatën më të fundit politike./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme