Lumi Shkumbin i ndotur – (7 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Lumbi i Shkumbinit burim sëmundjesh dhe epidemish. Shkumbini mund të quhet tashmë një lum i vdekur ekologjikisht. Lumi i cili është një nga më të medhenjt e vendit ka shërbyer gjithnjë banorëve ku ai kalon. Janë pikërisht kët banorë që e kanë shndërruar lumin në një vend për hedhje mbeturinash duke u bërë burim sëmundjesh.
Tashmë në Shkumbin mund të shohësh dhe kafshë të ngordhura, duke u bërë burim i mjaft sëmindjeve. Vetëm pak metra larg kafshës së mbytur disa fëmijë lahen në ujrat e Shkumbinit, duke mos e kuptuar rrezikun që ju kanoset. Mjekët elbasanas kanë lajmëruar prej kohësh rrezikun që vjen nga ujrat e Shkumbinit.
Janë shtuar sëmundjet e lëkurës pasi disa nga të sëmurët janë larë në Shkumbin. Ditët e nxehta në vazhdim do ta shtojnë akoma më tepër rrezikun e epidemive nga ujrat e Shkumbinit dhe kjo si rezultat i papërgjeshmërisë së vetë banorëve të zonës të cilët nuk ngurojnë të hedhin çdogjë të pisët në Shkumbin./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj