Weinstein dërgohet në burg pas operacionit në zemër


Weinstein dërgohet në burg pas operacionit në zemër

15:13 06/03/2020

Harvey Weinstein është dërguar në një burg në New York pas operacionit që pati në zemër. Ish-personaliteti i rëndësishëm i filmave u shpall fajtor muajin e kaluar për dy akuza për sulme seksuale, njëra prej të cilave përfshinte edhe përdhunimin.

Pas gjyqit ai u ankua për dhimbje në gjoks dhe u dërgua në spital ku në zemër iu krye një ndërhyrje. Weinstein pritet të dënohet më 11 Mars dhe mund të vuajë deri në 25 vite burg.

Weinstein u shpall i pafajshëm për një akuzë të rëndë, përdhunim të shkallës së parë. Mirëpo u gjet fajtor për përdhunim të shkallës së tretë dhe akte kriminale seksuale të shkallës së parë. Avokatët e tij kanë deklaruar se do ta apelojnë çështjen./tvklan.al






Të ngjashme