“Stop” rikthehet tek nëna e 5 fëmijëve
Pas shtëpisë i dërgojnë ndihma
Më 27 Nëntor të 2019-s, emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Ndoja, të cilën “Stop” e “Shqiptarët për shqiptarët” e bënë me shtëpi të re.
Lindita Ndoja, me banim në Barbullush, është nënë e 5 fëmijëve dhe djalin e madh e ka çuar në Francë për azil për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia kishte falur dhe ndërtuar kisha.
Për fat të keq shtëpinë e re, e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi në muajin Tetor, gjithçka iu shkrumbua. Por në kohë rekord, asaj iu bë një tjetër shtëpi.
Sot pas 3 muajsh, “Stop” ka shkuar sërish në familjen Ndoja, për t’i çuar disa ndihma, ushqime nga “Qendra Sportive Klaudi Papini” në Itali, produkte higjeno-sanitare nga Shoqata Suedeze “Liria”, veshje dhe para nga Kristiana Shehu./tvklan.al