Zonja e Parë nuk i bindet rregullave


Zonja e Parë nuk i bindet rregullave

23:20 06/03/2020

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump duket se nuk ka aspak frikë nga koronavirus, që është shtrirë tanimë në të gjithë botën.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare të Kurajos së Grave, ajo ka zgjedhur mos t’i bindet rregullave të përcaktuara nga OBSH, por ka shtrënguar duart me 12 fitueset e çmimeve.

Ajo refuzoi sugjerimin e organizatorëve që kishin kërkuar përshëndetje me dorë në distancë, apo me rrahje të krahëve, si alternativa më e mirë.

Melania dhe kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u dhanë çmimet fituese dhe të dy përshëndetën me kontakt fizik të ftuarit. Por fatmirësisht asnjë prej 12 fitueseve nuk vinte nga vende të prekura rëndë ose të rrezikuara me koronavirus.

Klan Plus






Të ngjashme