Rama prezanton programin e rindërtimit për Shijakun


Rama prezanton programin e rindërtimit për Shijakun

15:32 07/03/2020

“Brenda vitit të ri 4.000 banorë hyjnë në shtëpi të reja”

Ashtu siç kishte premtuar, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e ri të Spitalit të Laçit, pas goditjes fatale që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pak pas prezantimit vizitoi një familje në Maminas të akomoduar me qira deri në rindërtimin e shtëpisë së re.

Si pjesë të rindërtimit, u prezantoi banorëve të Shijakut projektin që përfshin 54 mijë metër katror sipërfaqe ndërtimi, që do të akomodojë 598 familje.

Transformimin që paralajmëroi për zonën e Shijakut mohoi ta kishte pjesë të propagandës për zgjedhjet e ardhshme.

Për Ministrin Ahmetaj, projekti i rindërtimit që përfshin ndërhyrjen në 26 zona në mbarë vendin është dëshmi e besimit që iu dha qeverisë shqiptare në konferencën e donatorëve.

Projekti i zonës së Shijakut mban vulën edhe të arkitektëve italianë, njërin prej të cilëve Kryeministri e ftoi të marrë fjalën, pa harruar një ndër masat e OBSH-së për kërcënimin e virusit që vjen nga fqinji ynë.

Për koronavirusin, qytetarët i qetësoi duke i ftuar të besojnë autoritetet zyrtare, të cilët thonë se Shqipëria nuk ka asnjë rast.

Rama u ndal edhe tek amnistia fiskale, që sipas tij do të ndihmojë emigrantët në formalizmin e kursimeve të tyre me ligj, por nëse nuk e bëjnë brenda afatit të caktuar ai paralajmëroi se do të bëhen subjekt i OFL në të ardhmen.

Tv Klan






Të ngjashme