Frika nga koronavirus, Italia mbyll 14 provinca
Lombardia dhe 14 provinca në Itali janë mbyllur, përfshirë Alessandria, Asti, Novara, Vco dhe Vercelli pas një dekreti të lëshuar i cili do të jetë në fuqi deri më 3 Prill.
Në këto zona qytetarët nuk do të jenë në gjendje të hyjnë apo të dalin, përveçse për nevoja të detyrueshme dhe emergjente. Po ashtu masat strikte të marra nga qeveria me qëllim mospërhapjen më tej të koronavirusit, përfshijnë edhe kufizimi në jetën shoqërore dhe aktivitetet tregtare.
Në konferencën për shtyp, Kryeministri Giuseppe Conte sqaroi se do të ketë kufizime për të mbajtur nën kontroll zonat e infektuara dhe për të ruajtur ato të cilat ende nuk kanë shënuar raste me virusin vdekjeprurës.
Numri i rasteve në Itali u rrit me 1,247 në 24 orët e fundit sipas agjencisë së mbrojtjes civile, duke e çuar numrin e të prekurve në 5,883 raste, ndërsa 36 persona kanë humbur jetën në rajon, duke e çuar në total numrin e të viktimave në Itali, në 233. /tvklan.al