Aksident me 5 të lënduar në Librazhd
Një aksident me pasojë 5 të lënduar është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Librazhdit.
Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Si pasojë janë drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tvklan.al