Armina Mevlani në javën e modës në Paris, a kishte frikë nga koronavirusi?


Armina Mevlani në javën e modës në Paris, a kishte frikë nga koronavirusi?

19:44 08/03/2020

“Mesa duket moda nuk pyet për krizë financiare”

Blogerja e njohur, Armina Mevlani ishte pjesë e javës së modës në Paris, në Francë, ku emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan me Orinda Hutën ka ndjekur nga afër “Paris Fashion Week 2020”.

Armina Mevlani tregon se gjatë këtij viti ka qenë në 10 evente mode. I preferuari i saj për javët e modës është Parisi, pasi nuk është larg dhe ka pak firma për t’i ndjekur.

Gjatë qëndrimit të saj në Paris ajo tregon se ka takuar disa personazhe të njohur, edhe pse me koronavirusin rrotull, moda nuk pyet për asgjë, ka treguar blogerja. Ajo ka folur edhe për koleksionet e saj të preferuara dhe takimin me Anna Wintour, “mbretëreshën e rreptë” të modës.

Orinda Huta: Je takuar me personazhe të njohur, bloger? Sepse ka qenë pak frika edhe e virusit apo jo?

Armina Mevlani: Faktikisht ka qenë, por nuk është se ka ndryshuar gjë se mesa duket moda nuk pyet për krizë financiare, virus. Unë kam takuar shumë, sepse gjithmonë ndodh që rastis nëpër sfilata me njerëz të caktuar, Belén Rodríguez ka qënë tek sfilata e Alessandra Rich. Edhe shumë blogere të famshme që njihen nga njerëzit, më e bukura për mua ka qenë eventi i Diane von Furstenberg e cila mori një titull. Isha e ftuar nga vetë Diane dhe aty ishin njerëzit më të rëndësishëm, sepse ishin Anna Wintour dhe familje shumë të njohura.

Orinda Huta: Pate mundësi të flisje me Anna Wintour?

Armina Mevlani: Është hera e dytë që flas me Anna Wintour dhe vetëm se ajo nuk pranon foto, plus që unë kam edhe natyrën që nuk më pëlqen që t’i kërkoj foto njerëzve në momentin që ata të konsiderojnë miq.

Orinda Huta: Ka diçka tjetër që ne nuk dimë kur ajo shprehet miqësisht ?

Armina Mevlani: Jo, ajo është shumë e mirë dhe e dashur, është njeri shumë normal si gjithë të tjerët. E vetmja gjë është që pëlqen të ketë këtë imazhin e njeriut statik, imazhin e njeriut më të rëndësishëm në fushën e modës dhe prandaj qëndron aq serioze dhe prandaj është shumë e komunikueshme. Është shumë e mirë, nëse ti je në një rreth miqsh të përbashkët.

Orinda Huta: Nga të gjitha sfilatat e modës, nga stilet që janë prezantuar gjatë kësaj jave mode, cilën preferove më shumë?

Armina Mevlani: Më ka pëlqyer shumë Altuzarra, më ka pëlqyer shumë edhe Alessandra Rich. Një nga ato që më ka pëlqyer më pak ishte “Off-White”, sepse këtë vit ishte shumë ekstravagante dhe nuk është se përcolli diçka.

Orinda Huta: Si bëhesh pjesë e këtyre javëve të modës?

Armina Mevlani: Normalisht duhet të jetë me ftesë. Unë në shumë brende kam marrë ftesë, në disa të tjera kam kërkuar ftesë.

Orinda Huta: A kushton para një ftesë?

Armina Mevlani: Unë e di që nuk janë në shitje. /tvklan.al






Të ngjashme