Opozita serbe, Gjingjiç – (11 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Zgjedhje të parakohshme në Jugosllavi ka kërkuar udhëheqësi i opozitës serbe Gjingjiç, sipas të cilit federata Jugosllave nuk ka asnjë të ardhme qëndrimi në pushtet të Sllobodan Millosheviçit. Në Serbi ka një lëvizje të gjerë në favor të një ndryshimi tha Gjingjiç në një intervistë për nje radio të huaj.
Sipas mendimit të tij do të jetë shumë vonë të presësh afatin e rregullt për zhvillimin e zgjedhjeve, të parashikuara vitin e ardhshëm. Ai tha se për nesër është parashikuar një takim midis udhëheqësve të Beogradit dhe presidentit të Malit të Zi Gjykanoviç.
Me Millosheviçin nuk ka jetë, pa Millosheviçin është e mundur të merren ndihma dhe mbështetja ndërkombëtare për rindërtimin e ndoshta e një të ardhme më të mirë tha në fund të intervstës Gjingjiç./tvklan.al