2 raste me COVID-19 në Shqipëri, ISHP: 5 mënyra si të mbrohemi


2 raste me COVID-19 në Shqipëri, ISHP: 5 mënyra si të mbrohemi

09:01 09/03/2020

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë konfirmuar dy raste me koronavirus, ose COVID-19, në vendin tonë.

Ata janë babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç të cilën kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik, ka  bërë apel dhe ka dhënë 5 këshilla themelore për t’u mb rojur nga ky virus.

1-Mbani distancë nga njerëzit të cilët po kolliten apo teshtijnë

2-Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes

3-Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. Fërkojini të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun

4-Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe për t’u shëruar

5-Lexo të gjithë informacionet zyrtare që mundesh lidhur me COVID -19. /tvklan.al






Të ngjashme