Majko tek doganat, analiza – (11 Qershor 1999)


Majko tek doganat, analiza – (11 Qershor 1999)

10:02 11/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Doganat duhet të godasin pa mëshirë kontrabandën dhe korrupsionin në Shqipëri. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Pandeli Majko në analizën 5 mujore të Drejtorisë së Doganave. Sipas informacioneve më të fundit të deklaruara nga Ministri i Financave Anastas Angjeli, Doganat në 5 mujorin e parë të 99 kanë një mosrealizim prej rreth 2.5 miliard lekësh.

Kam informacione nga NATO dhe nga organizatat joqeveritare, se ne doganat e Durrësit ekzistojnë struktura mafioze të cilat duhen eliminuar, është shprehur Majko. Lidhur me zbatimin e kodit të ri doganor kryeministri tha se edhe sikur kodi të ishte më perfekti me stukturat mafioze që ekzistojnë në doganat shqiptare përsëri ajo nuk do të zbatohej.

Majko i shprehu ministrit Angjeli mbështetjen e Qeverisë në mënyrë që Doganat të arkëtojnë në buxhetin e shtetit detyrimet e tyre. Doganat kanë nevojë për një filtër në vazhdimësi i cili duhet të bëhet vetëm duke respektuar ligjin, theksoi Majko, i cili shtoi se ka kërkuar një punë më të zhdërvjellët nga Prokuroria dhe nga SHIK-u./tvklan.al






Të ngjashme