Të burgosurit tek Kampi i Pishinave (12 Qershor 1999)


Të burgosurit tek Kampi i Pishinave (12 Qershor 1999)

11:21 12/06/1999

Kampet tona të ngritura për kosovarët strehuan mjaft kosovarë të moshave të ndryshme, të tronditur, te plagosur e lodhur nga rruga. Dhe vjen një moment që u qetësua gjithçka nga ana e strehimit, por mungesat e tyre nuk zëvëndësoheshin dot. Humbja në njerëz dhe moslidhja dot me ata që ishin gjallë por të izoluar nga serbët ishte një tjetër problem. Në kampin tek Pishinat ndodhen dy të burgosur të liruar të burgut të Smrekonicës. Janë bashkuar me familjet e tyre. Një burrë 35 vjeçar nga Mitrovica ka përjetuar burgun për 30 ditë.

Ish i burgosuri: Na kanë futur në burg se jemi shqiptarë dhe për arsye se kemi qenë në …. na kanë marrë na kanë futur në burg se ishim shqiptarë dhe na kanë … mjaft, s’kemi ngrënë kurrfarë herët. 24 orë kemi ngrënë 200 gramë bukë. Rrahje mjaft, … Kemi qënë tre mijë deri katër mijë veta në burg shqiptarë të Kosovës. Ka pasur fëmijë 14 vjeçarë. Ka pasur të sëmurë, ka pasur sakatë. Ata na kanë sjellë kur jemi liruar na kanë sjellë me autobuza deri në kufi 7 kilometra afër Kukësit. Aty na kanë sharë na kanë… dhe kemi hyrë knejna.

Një i ri 22 vjeçar tregon se një herë bukë hanim në 24 orë. Por ka patur edhe më të vegjël se ai në këtë burg. Çdo ditë silleshin të rinj derisa është arritur numri katër mijë i shqiptarëve të burgosur. Por dita e daljes prej aty ka qënë 31 Maji dhe 2 Qershor./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme