Berisha për zgjedhjet evropiane – (14 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fitorja e të djathtëve në Parlamentin Europian është paralelizuar nga lideri demokrat Berisha me fitoren e kombit shqiptar. Partia Demokratike sipas Berishës ishte përgatitur për t’u rikthyer në pushtet këtë Qershor, por çështja kombëtare është shumë herë më madhore se fitorja elektorale.
Megjithatë Berisha ka shprehur sot para gazetareve edhe qëndrimet e ardhshme të Partisë Demokratike.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Uroj fitimtarët, shpreh kënaqësinë time. Partia Demokratike i përket këtij grupimi. Kjo do të thotë që të rishqyrtojmë dhe një herë programin, ta përgatisim. Ne jemi, kemi hyrë në një hapësirë dhe epokë krejt tjetër. Kombi shqiptar sot është i çliruar. Misioni i Partisë Demokratike është dy herë me i madh sot se ç’ishte dje”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego