Një tjetër rast me koronavirus në RMV


Një tjetër rast me koronavirus në RMV

12:10 09/03/2020

Infektohet shefja e spitalit të Shkupit

Konfirmohet një tjetër rast me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha në një konferencë për mediat se është diagnostikuar edhe një person më koronavirus dhe ajo është drejtoresha e Repartit të Sëmundjeve të Lëkurës në Spitalin e Shkupit.

Personi i infektuar para një jave ka udhëtuar në Itali, ku besohet që gjatë qëndrimit është infektuar me koronavirus. Ministri ka propozuar mbylljen e Repartit të Sëmundjeve të Lëkurës për shkak të kontaktit të të infektuarës me personelin.

Tv Klan






Të ngjashme