Bill Klinton dhe Presidenti Mejdani (13 Qershor 1999)


Bill Klinton dhe Presidenti Mejdani (13 Qershor 1999)

14:41 13/06/1999

Presidenti Amerikan Bill Klinton falenderon sërish popullin shqiptar për kurajon e treguar në përballimin e krizës. Gjatë një bisede telefonike në mbrëmjen e djeshme me Presidentin Mejdani, Presidenti Klinton shprehu angazhimin e tij të plotë për kthimin në siguri maksimale të gjithë të shpërngulurve me forcë nga Kosova, për normalizimin e jetës së tyre dhe për thellimin e bashkëpunimit amerikano-shqiptar.

Presidenti Mejdani ka vlerësuar kontributin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personalisht të Presidentit Klinton në zgjidhjen e krizës dhe të ardhmen e Rajonit në emër të popullit shqiptar dhe mbarë kombit. Mejdani ritheksoi dëshirën e madhe të shqiptarëve për ta patur Presidentin Klinton dhe Zonjën e Parë qoftë dhe për një kohë të shkurtër në gjirin e tyre./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme