FBI mbërrin në Kosovë (13 Qershor 1999)
FBI do të hetojë për krimet e kryera në Kosovë nga forcat e regjimit të Millosheviçit. Kështu ka deklaruar në një konferencë shtypi Drejtori i FBI, Luis Fri. Sipas tij do jenë 25 agjentë specialë të FBI-së që do mbërrijnë në këtë vend për të filluar hetimet rreth masakrave në Kosovë. Këto hetime do ndihmojnë për mbledhjen e shumë fakteve të cilat do përdoren si dëshmi për gjyqin e Hagës. Ky gjyq pritet të gjykojë Presidentin Jugosllav Millosheviç si kriminel lufte. Edhe Kofi Anan ka urdhërur dërgimin e mëse 300 personave të cilat grumbullojnë fakte e dëshmi për masakrat e kryera në Kosovë./tvklan.al