Ndeshjet e Superligës pa tifozë
Vllaznia-Partizani e Skënderbeu-Kukësi me dyer të mbyllura
Ndeshjet e mbetura të javës së 26 të Superligës, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi do të luhen pa tifozë.
Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi qeverisë që këto përballje të planifikuara sot në orën 18:00 të mos pengohen, pavarësisht vendimit për të pezulluar të gjithë aktivitetet sportive pas zbulimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.
Klubet kanë lajmëruar menjëherë vendimin në faqet e tyre zyrtare për t’ia komunikuar tifozëve, pasi ka patur dhe shitje biletash për këto sfida.
Federata Shqiptare e Futbollit ka ngritur edhe një Komitet Emergjence, që është ngarkuar të komunikojë me Këshillin e Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.
Sipas FSHF-së, një variant është zhvillimi edhe i ndeshjeve të tjera me dyer të mbyllura, ashtu si vende të tjera në Europë.
Tv Klan