Kryeministri Bondevik në Tiranë (13 Qershor 1999)


Kryeministri Bondevik në Tiranë (13 Qershor 1999)

15:23 13/06/1999

Kryeministri i Shqipërisë zoti Pandeli Majko ka pritur dhe ka zhvilluar një takim ne Aeroportin e Rinasit me Kryeministrin Norvegjez Bondevik. Bondevik i ka deklaruar Majkos se trupat ushtarakë norvegjeze do të jenë të pranishme në Kosovë edhe gjatë dhënies së ndihmës humanitare. Ne, ka thënë Kryeministri Norvegjez do të jemi të pranishëm edhe në paktin e stabilitetit të Rajonit. Kryeministri Majko ka ngritur lart rolin e Qeverisë Norvegjeze duke e konsideruar si mbështetësin tonë gjatë periudhës së krizës në Rajon.

Në Tiranë Bondevik ka folur me gazetarët duke thënë së përkrahim rezolutën e Grupit të Teteshës. Ne do vëmë në dispozicion 100 milion dollarë per Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, për ristrukturimin pas lufte. Një ndihmë është dhe marrja e 6 mijë kosovarëve në Norvegji. I pyetur ai ka pohuar se vetëm Thaçin ka takuar në Oslo disa ditë më parë, ndërsa Rugovën ende jo. Sipas Bondevik, Qeveria e tij kërkon autonomi të zgjeruar të Kosovës brenda Jugosllavisë. UÇK-ja do të çarmatoset dhe NATO do jetë ajo që do të sigurojë kosovarët e dëbuar me dhunë për një kohë të pacaktuar./tvklan.al






Të ngjashme