Champions League pa tifozë


Champions League pa tifozë

07:40 10/03/2020

Koronavirus, PSG-Borussia me dyer të mbyllura

Përhapja gjithnjë e më shumë e koronavirusit në Europë ka prekur edhe Champions League. PSG-Borussia Dortmund do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura të mërkurën.

Vendimi u mor nga autoriteti shtetëror francez këtë të hënë, pasi më shumë se 1000 raste të koronavirusit u konfirmuan në Francë. PSG humbi 2-1 ndeshjen e parë në Dortmund, kur Haaland shënoi dy herë për skuadrën e Bundesligës.

Kampionët francezë gjithashtu ndeshjen e tyre të fundjavës kundër Strasburgut u shtynë si masë paraprake. Ishte vendosur që javën e kaluar që Valencia kundër Atalanta gjithashtu do të zhvillohej pa tifozë. Ndërkohë autoritetet spanjolle kanë njoftuar se Barcelona-Napoli do të luhet pa tifozë.

Si masë e parë ishte që të luhej vetëm me tifozët vendas, pa ata italianë, por tashmë është vendosur që të luhet me stadium të boshatisur nga publiku. Ndeshja e parë Napoli-Barcelona përfundoi 1-1 në “San Paolo”, ndërsa e kthimit do të luhet të mërkurën në “Camp Nou”.

E alarmuar për përhapjen gjithnjë e më shumë të koronavirusit është edhe FIFA, e cila vendosi që ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në Azi të shtyhen. Gjitha takimet të muajit Mars dhe Qershor do të zhvillohen në një tjetër moment.

Tv Klan






Të ngjashme