Thaçi takon liderët e partive politike


Thaçi takon liderët e partive politike

00:00 10/03/2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi këtë të hënë takime me krerët e partive politike parlamentare.

Qëllimi i takimeve ishte koordinimi i qëndrimeve për çështje të ndryshme politike e në veçanti, për dialogun me Serbinë.

Ftesës për pjesëmarrje iu përgjigjën pozitivisht në takime të veçanta përfaqësuesit e shumicës së partive parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky fakt nuk u prit mirë nga kreu i shtetit të Kosovës.

“Për fat të keq edhe pse takimi ka qenë i konfirmuar nga zyra e tij që të premten në mesditë për sot nga ora 13:00, 5 minuta është anuluar ky takim nga zyra e Kryeministrit Kurti. Do e takoj kur të mundet por Kosova nuk ka kohë për t’i pritur tekat dhe ujet e askujt”.

Kabineti i Kryeministrit tha në një reagim për radion Europa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë interes të takohet me Presidentin si subjekt politik. Ndërsa si Kryeministër, Kurti do ta takojë Thaçin një ditë tjerër, pas mbarimit të takimeve me partitë politike.

Takimet e tilla Presidenti i kishte paralajmëruar pas kthimi të tij nga vizita që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, kishte zhvilluar një takim në Uashington me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas atij takimi, Thaçi kishte deklaruar se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë rast, kur SHBA-ja ka një interesim të shtuar që të arrihet marrëveshja paqësore me Serbinë.

Tv Klan






Të ngjashme