Ushtarët e NATO-s rregullojnë rrugën në Laç – (14 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ushtarët e Natos rregullojnë rrugën nacionale në Laç. Një nga rrugët më problematike e mbushur me gropa që aktualisht është e vetmja që lidhet me veriun e Shqipërisë, më në fund po rregullohet. Ushtarët e huaj të Natos resident në Laç kanë marrë përsipër dhe rregullimin e kësaj rruge.
Këtu jemi pranë uzinës së Supërfosfatit. Në kronikat e mëparshme ne kemi transmetuar pamjet e kësaj rruge në gjendje të mjeruar, por tani edhe kjo pjesë rruge do ti rikthehet gjendjes së dikurshme ku makinat të mund të ecin mbi asfalt e jo mbi gurë e mbi gropa.
Atë që se bënë për vite me radhë ministra të shumtë të Transporteve me punonjësit të tyre po e bëjnë ushtarët e Natos./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj