Situata në Kukës – (14 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dhjetra kosovarë të vendosur në Kukës kaluan gjatë natës së të dielës kufirin nëpër shtigjet e maleve për të shkuar në shtëpitë e tyre. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të komunës së Prizërenit e Opojës. Mijra banorë të Kukësit dhe të ardhur nga Kosova kanë pritur me orë të tëra për të përshëndetue ardhjen e kontigjentit gjermanë të forcave të Natos.
Menjëherë pas tyre duke përfituar nga braktisja e doganës nga ushtarë e doganier serb, u nisën drejt Prizërenit qindra kosovarë si dhe gazetar të huaj. Kalimi i njerëzve ka qenë i pa mundur për tu kontrolluar nga policia kufitare e Morinës. Kjo ka bërë që në pikën doganore të Morinës të kalojnë jo vetëm gazetarë të huaj por dhe qytetarë kuksianë.
Ndërkohë vetëm në orët e pasdites një njësit i UÇK-së ka mundur të vërë nën kontroll doganën e Morinës. Një drejtues i UÇK-së ka thënë se lëvizja e njerëzve është e rrezikshme pasi gjatë rrugës pranë doganës ka mina të cilat mund të shpërthejnë nga lëvizja e lehtë./tvklan.al