Ministri Angjeli, FMN – (15 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë dje në mbështetje të reformave ekonomike e financiare të qeverisë shqiptare shumën prej 13 milionë dollarësh. Sipas kryefinancierit Angjeli krijimi i besimit në politikat ekonomike ka sjellë rritjen e transfertave private nga jashtë të cilat kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e lekut shqiptar, duke rikuperuar zhvlerësimin e tij.
Pavarësisht nga lëkundjet si pasojë e fluksit të valutave të huaja Angjeli tha se leku ka patur kursi këmbimi të qëndrueshëm. Në krahasim me katër mujorin e parë të viti të kaluar eksportet janë rritur e 51%, ndërsa importet me 21%. Qeveria synon mbajtjen e inflacionit në shifrën prej 7% dhe rritjen e xhidipisë me 8%.
Vizita e së premtes në Tiranë e numrit një të FMN-së Candesy, do të synoj nëpër takimin e vlerës për rindërtimin e ekonomisë së Shqipërisë dhe vendeve të tjera Ballkanike./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame