Dhuna ndaj grave, Iris Luarasi: Kemi mentalitet patriarkal
Në programin ‘Historia ime’, në TV Klan janë trajtuar raste të vajzave dhe grave, të cilat me frikë dhe dhimbje, me lot në sy dhe buzët që iu dridheshin kanë rrëfyer jetesën e tyre të vështirë me dhunuesit e tyre.
Për të diskutuar për dhunën ndaj grave, ditën e sotme në emision ishin të ftuar aktivistja Rajna Kovaçi, avokatja Eneida Bozheku, pedagogia Iris Luarasi dhe psikoterapistja Eneida Perlala.
Iris Luarasi: Rastet që vijnë tek linja e këshillimit dhe unë do thoja që ka një ndërgjegjësim të madh të grave, krahasuar me vitet e tjera dhe ti e shikon me numrin e telefonatave që shtohen vit pas viti.
Ne në 2019 kishim 3 mijë e pak telefonata që tregon se është një ndërgjegjësim i madh i njerëzve. Është e sigurt që ka shumë, me mijëra gra që vuajnë në heshtje sepse studimi i fundit që doli në 2018, vërtetoi se një në 2 gra në Shqipëri është viktimë e dhunës në familje.
Kështu që numri 3 mijë nuk është një numër i konsiderushëm. Është një numër i konsiderueshëm kur krahasohet me 2018-ën, që domethënë gratë kanë filluar të kuptojnë që ajo që ndodh me ato nuk është normale.
Problemet më të mëdha i kemi kur kemi sesione edukimi, ose workshope me gra dhe vajza, në të gjitha shkollat, dhe në zonat rurale, por kjo nuk ka lidhje me edukimin, as me vendin ku ti banon.
Kjo ka lidhje me mentalitetin që ne në përgjithësi e kemi si shoqëri, që është mentaliteti patriarkal./tvklan.al