Psikoterapistja: Gratë që dhunohen heqin dorë nga ndarja për faktin se…


Psikoterapistja: Gratë që dhunohen heqin dorë nga ndarja për faktin se…

17:40 10/03/2020

Sapo kemi lënë pas 8 Marsin, datën e dedikuar vajzave dhe grave në mbarë botën, por për fat të keq, ende vijon ndjeshëm të jetë prezent në shoqërinë tonë fenomeni i dhunës në familje, ku kryesisht të prekurat dhe viktimat e kësaj dhune janë gratë ose të miturit në një pjesë të rasteve.

Shumë prej këtyre viktimave jetojnë me këtë dhunë psikologjike dhe fizike gjatë gjithë jetës së tyre, dikush prej frikës për të denoncuar dhe për të kërkuar të drejtën e saj si grua, si nënë, dikush prej frikës së presionit dhe kërcënimeve të dhunuesit të saj, dikush tjetër nga padituria dhe mos ndërgjegjësimi i të drejtës ligjore që ka çdo njeri nga ligji.

Në programin ‘Historia ime’ në Tv Klan për të diskutuar për dhunën ndaj grave, ditën e sotme në emision ishte e ftuar psikoterapistja Eneida Perlala. Ajo u shpreh se gratë fillimisht kërkojnë të divorcohen nga personat që i dhunojnë, por më pas tërhiqen.

Eneida Perlala: Kam patur shumë raste, kam dëgjuar me atë: Nuk e duroj dot më, nuk e mbaj dot më, do ta ndaj. Por problemi është që kur arrin realisht tek ndarja, do kohë, do përgjegjësi shumë dhe shpeshherë presioni psikologjik që ato mbartin gjatë kohës për të arritur deri aty është shumë i madh. Dhe kjo bën që në një moment të caktuar edhe të tërhiqen, apo në atë fazën e ndërmjetme dhe këtu ka shumë tërheqje, kur heqin dorë nga padija, për faktin se një presion i jashtëm familjar, ajo frika se çfarë do ndodhë me fëmijën. Nuk është vetëm pasiguria ekonomike, unë mendoj që është përtej kësaj sepse më shumë e kanë tek fëmijët. Pra presioni psikologjik që pasqyrohet nga ato vete gjendja e tyre emotive tek fëmijët. Është shumë i shtuar rasti i dhunës në familje. /tvklan.al






Të ngjashme