Grupimi E Djathta e Bashkuar konferencë shtypi (16 Qershor 1999)
E Djathta e Bashkuar i ka bërë sot thirrje të gjithë të shpërngulurve nga Kosova të përgatiten për kthimin e organizuar në Atdheun e tyre të lirë. Një veprim i tillë u shprehën liderët e këtij grupimi do jetë sfida më e madhe ndaj humbjes së Millosheviçit. Shqiptarët tha lideri republikan Mediu nuk mund të jetojnë më nën sundimin e pushtetit të Beogradit por ata mund të bashkëjetojnë sërish me popullin serb.
Ky grupim ka shprehur shqetësim për praninë e trupave ruse në Kosovë duke aluduar për misionin e tyre paqeruajtës. Në përfundim Mediu ka veçuar rëndësinë e pranisë së Qeverisë së Përkohëshme në Kosovë. Puna e kësaj Qeverie u shpreh Mediu do të ndikojë për normalizimin e jetës dhe ngritjen e institucioneve demokratike./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego