Mbyllet kufiri me Italinë
Ndërpriten të gjitha udhëtimet me traget apo avion
Këta janë udhëtarët e fundit që hynë në vendin tonë nga Italia nëpërmjet portit të Durrësit. Para se të zbresin kanë kaluar në kontroll mjekësor dhe i është kërkuar vetëkarantinim. Ndërprerjen e udhëtimeve nga Italia e njoftoi Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Të gjitha aeroportet duke u nisur nga Shqipëria nuk do te jenë më të aksesueshme. Avioni i fundit është ulur në 10.30. Avioni tjetër është nisur në orën 11:30 ai i AlItalia nga Roma dhe këtu ndërpriten të gjitha fluturimet. Sa i takon transportit detar. Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari me të gjithë pasagjerët që kanë blerë bileta dhe janë për të udhëtuar sonte. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë”.
Pas këtij vendimi, nëse Italia kërkon që të tërheqë qytetarë me nënshtetësi italiane apo nënshtetësi të tjera nga Shqipëria duhet të dërgojë avionë apo tragete bosh.
“Në rastet kur Italia do të tërheqë shtetasit e saj do të jetë e mundur vetëm kur AlItalia apo avionë të tjerë të aksesojnë Shqipërinë bosh, pa pasagjerë. Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerët”.
I vetmi përjashtim është bërë përavionët dhe anijet të cilat transportojnë mallra me Italinë, personeli i të cilëve do të jetë nën mbikëqyrjen e grupeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Tv Klan