Koronavirusi, Rama: Stafi mjekësor rrogë shtesë 1 mijë euro


Koronavirusi, Rama: Stafi mjekësor rrogë shtesë 1 mijë euro

16:19 10/03/2020

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirus, ka bërë me dije se për të gjithë mjekët dhe infermierët që do të angazhohen për pacientët e koronavirusit, do të paguhen në fund të muajit 1 mijë euro, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, 500 euro.

“Personeli mjekësor që merret në vijë të parë me koronavirus, kemi vendosur që do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj, mjekët dhe infermierët deri në mbarimin e epidemisë, dhe sanitarët e shoferët 500 euro”. /tvklan.al






Të ngjashme