Elbasan, mbyllet Fabrika e Çimentos – (18 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
430 punëtorë të Fabrikës së Çimentos në Elbasan hidhen në rrugë. Sipërmarrësi libanez i fabrikës në mënyrë arbitrare ka ditë që ka mbyllur portat e fabrikës duke mos lejuar punëtorët elbasanas të shkojnë në punë si zakonisht.
Problemi i mbylljes së kësaj fabrike ka shqetësuar dhe prefektin e Elbasanit Durim Hushi, përfaqësues të Ministrisë së Punës Privatizimit dhe Ndërtimit si dhe Sindikalistët të cilët i kanë kërkuar qeverisë të zgjidh këtë problem. Sipas tyre mbyllja e fabrikës nga libanezi Bauel është një veprim i paligjshëm dhe i njëanshëm dhe shkel ligjet shqiptare të punësimit.
Problemet sociale për 430 familjet elbasanase që ushqehen nga puna në këtë fabrikë, tashmë janë shumëfishuar. Ndaj likujdimi financiar i punëtorëve të hedhur në rrugë prej ditësh, ushtrimi i një kontrolli dhe kërkese llogarie më të madhe mbi sipërmarrësin libanez apo mbi çdo sipërmarrës apo pronar të huaj do të siguronte më shumë profesionin dhe jetën e punëtorëve shqiptarë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj