FMN, takimi Majko-Kandesy – (18 Qershor 1999)


FMN, takimi Majko-Kandesy – (18 Qershor 1999)

21:25 18/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një Shqipëri e fortë dhe e qëndrueshme do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilitetin në rajon. Drejtori ekzekutiv i FMN-së Mishel Kandesy, ka përmbledhur kështu qëllimin e vizitës së tij të sotme në Shqipëri.

Gjatë takimit me Mishel Kandesy, kryeministri Majko u shpreh se në Ballkan po ravijzohet një hapësirë e re ekonomike dhe në kët kontekst tha Majko duhen lënë mënjanë grindjes se kush do të përfitoj më pak edhe më shumë nga ndihma ndërkombëtare për përballimin e të pas luftës në Jugosllavi.

Numri 1 i FMN-së ka siguruar kryeministrin Majko për vendosmërinë dhe angazhimin e FMN-së për të ndihmuar Shqipërinë edhe pas mbarimit të konfliktit. Më pas Kandesy ka vizituar grupin e menazhimit të emergjencës si dhe ka prerë shiritin e projekteve prioritare.

Më pas Kandesy dhe Majko dhanë një konferencë për shtyp ku u vlerësuan përpjekjet e ndërsjellta të Qeverisë Shqiptare për të zbatuar këshillat e FMN-së dhe të kësaj të fundit për të ndihmuar Shqipërinë. Ndërsa Majko e ka cilësuar vizitën e kreut të FMN-së si një ogur i mirë për Ballkanin.

Kandesy ka përgëzuar uljen e inflacionit, rritjen ekonomike në Shqipëri si dhe forcimin e lekut në tregun e shkëmbimit monetar. Kandesy është shprehur se FMN do të ndihmojë Shqipërinë kryesisht në fushën e bujqësisë. E do të ngremë tha ai një rrjet bankash private të cilat do të jenë të gatshme të zhvillojnë biznes me ndërmarrje të vogla e të mesme kryesisht në fushën e bujqësisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme