Një muaj pas lindjes, këngëtarja shqiptare zbulon emrin e vajzës
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë në muajin Shkurt.
Gjatë shtatzënisë, ajo u tregua mjaft diskrete duke publikuar shumë pak foto, madje edhe pas ardhjes në jetë të vogëlushes zgjodhi të mos e bëj publik emrin.
Por pas një muaji, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Yllka zbuloi se vajzës i kanë vendosur emrin Luiza.
Këngëtarja ka ndarë edhe një foto, ku duket teksa mban vajzën në krahë. Pa dyshim që kjo është një nga periudhat mê të bukura në jetën e Yllkës./tvklan.al