Bllok bota, SHBA, Samiti i G-8, Lojerat Olimpike – (19 Qershor 1999)


Bllok bota, SHBA, Samiti i G-8, Lojerat Olimpike – (19 Qershor 1999)

10:28 19/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kongresi Amerikan ka hedhur përsëri poshtë projektligjin për shitjen e armëve. Ky projektligj u vendos të miratohej pas tragjedisë së Little Toënit ku liceistët vranë 14 persona. Por republikanët që kanë shumicën në Kongresin Amerikan e kanë quajtur ligjin si thyres të ligjeve të demokracisë që sundojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hapja e Samitit të G-8 në Këln veç shenjave të optimizmit për problemet që trajton është shoqëruar edhe me protesta. Në Londër 10 mijë manifestues kanë protestuar kundër Monarkisë dhe kapitalizmit. 50 persona janë plagosur ndërsa dhjetera të tjerë janë ndaluar nga policia.

Uinson ka parë sot dasmën më të fundit mbretërore të shekullit, atë të Princit Eduard dhe të Sofi Ridxhons. Ata u martuan në kishën e Son Xhonit. Dasma e tyre u ndoq drejtpërdrejt nga disa dhjetra stacione televizive.

Komiteti Olimpik Botëror i mbledhur në Seul ka vendosur që fati i organizimit të Lojërave Olimpike të Dimrit të vitit 2006 do t’i takojë qytetit te Torinos në Itali. Kjo do të jetë hera e dytë në 50 vjet që ky qytet pret Olimpiket e dimrit. Gjashtë kandidatët për organizimin e këtyre lojrave ishin Helsinki, Austria, Sllovakia, Polonia dhe Zvicra./tvklan.al







Të ngjashme