Edhe Turqia preket nga koronavirusi


Edhe Turqia preket nga koronavirusi

13:50 11/03/2020

Ulet në minimum numri i infektimeve ditore në Kinë

Edhe Turqia preket zyrtarisht nga koronavirusi. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha tha se një mashkull rezultoi pozitiv ndaj testeve për virusin, por ai ka shfaqur simptoma të lehta dhe po kurohet në spital.

Sipas Ministrit, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe në Turqi një shpërthim të virusit. Por presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij është më i fortë dhe do t’i bëjë ballë situatës, pasi i ka marrë të gjitha masat.

Ndërsa në Itali ku numri i viktimave ka arritur në 631 pritet të mbërrijë një ekip kinez ekspertësh. Sot ka pasur vetëm 22 infektime të reja, çka tregon trendin e ulët të përhapjes, pas masave të ashpra të marra.

Tv Klan






Të ngjashme