Neritan Ceka, intervistë për Kosovës (17 Qershor 1999)
Intervistë me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut, zotin Neritan Ceka.
Neritan Ceka: Që të gjitha këto forca në plotësim të marrëveshjes së Rambujesë të kthehen në vendin e tyre në Kosovë, t’i nënshtrohen pikave të marrëveshjes së Rambujesë që parashikojnë kthimin e tyre qoftë në Polici qoftë në forca ushtarake, të autoriteteve shqiptare të cilat do të përgatisin zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe do të administrojnë Kosovën nën drejtimin e autoriteteve të Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s.
Gazetari: A keni sinjale që ato ishin përgatitur për akte diversante në Shqipëri?
Neritan Ceka: Unë mendoj që këto janë thashetheme, tani këtu nuk bëhet fjalë më për UÇK-në. Jo vetëm UÇK-ja dhe të gjitha ato do të kthehen në vendin e tyre brenda pak ditëve. Edhe të çarmatosura. Është parashikuar një forcë policore dhe ushtarake e cila do të jetë nën autoritetin e forcave të NATO-s. Këtu do të bëjnë pjesë edhe forca të UÇK-së. Kështu që s’ka nevojë për komente./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame