Masat për COVID-19, mbyllen lokalet në Tiranë dhe Durrës


Masat për COVID-19, mbyllen lokalet në Tiranë dhe Durrës

14:41 11/03/2020

Rama: Gjobë 5 mijë euro kush thyen karantinën

Qeveria ka ashpërsuar edhe më tej masat për të minimizuar riskun e përhapjes.

Duke nisur nga pasditja e kësaj të mërkure në rrugë do të dalë policia dhe ushtria për të kontrolluar çdo qytetarë që lëviz me makinë, dhe kush nga ata rezulton se ka udhëtuar në Itali në dy javët e fundit dhe nuk vetëkarantinohet do të gjobitet.

Postblloqe të policisë dhe ushtrisë që do të organizojnë kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia që kanë ardhur 14 ditët e fundit.

5 mijë Euro nga nesër dhe nuk do lejohet të largohet pas ikjes së epidemisë nëse nuk paguan gjobën.

Në një video sensibilizuese, Kryeministri tregon se është vetëizoluar në zyrën e tij ku nuk harron të lajë duart herë pas here ndërsa ka kufizuar në maksimum takimet dhe kontaktet.

Rama falenderon çdo biznes që i është përgjigjur pozitivisht duke mbyllur sipërmarrjet e tyre nga mbrëmë ndërsa apelon që qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe të qëndrojnë në shtëpi deri sa kjo situatë të kalojë.

Tv Klan






Të ngjashme